Shkup, 7 nëntor – Në mëngjes do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta në disa lugina. Gjatë ditës me diell me vranësira të ulëta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë e ndryshueshme. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 1 deri në 10 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 16 deri në 20 gradë Celsius.
Në Shkup mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë deri në 6 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 17 gradë Celsius.
Deri të premten do të mbajë mot stabil me mjegull në mëngjes në disa lugina. Më shumë reshje shiu priten të shtunën.


