Policia ka arrestuar të enjten dy persona në Fushë-Kosovë, pas raportimit se duke u prezantuar si policë, ata kanë ndaluar persona që kanë qenë në lëvizje me veturë.
Në njoftimin e policisë të premten thuhet se gjatë ndalimit, të dyshuarit u kanë kërkuar personave në vetura dokumentet personale.
“Ankuesi ka raportuar se derisa ka qenë në lëvizje me veturë është ndaluar nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë të prezantuar si polic dhe i kanë kërkuar dokumentet personale. Si rezultat i veprimeve policore të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.


