PA EUFORI KUNDËR DINAMOS!

Shkup, 26 korrik / indeks.mk – Ka ëndrra të mëdha dhe të vogla. “I madhi” ëndërron të arrijë cakun e madh, e “I vogli”, e quan “të madh” arritjen e një caku që për të madhin është I vogël.

Për fat të keq, FC Shkupi bie në kategorinë e dytë. Nuk është një Real Madrid ose Mançester United që në çdo fillim të ri të sezonit, të ëndërrojë cakun e madh-kampion Evrope.

FC Shkupi do të kënaqej që të bënte një hap, për të hyrë në shoqëri me të mëdhenjtë. Tash për tash do të mjaftonte edhe kjo. Ndonjëherë cak I madh I të voglit është të mposhtësh një më të madh se veten. Maqedonia e Veriut të paktën tri herë e arriti këtë: me plasmanin në Evropian, me fitoret ndaj një Gjermanie e Italie! Kjo, për të dëshmuar se Davidi mund të mundë Goliatin…

Edhe kjo ndeshja e FC Shkupit të vogël nga lagja e Çairit, ndaj Dinamos “së madhe”, është një ndeshje e tillë. E tillë është sepse Shkupi në ndeshjen e pare, në Zagreb, dëshmoi se mund të përballet me ekipe më të mëdha se vetja, siç është Dinamoja, që pothuajse rregullisht kalon në garat në grupe me klubet më të mëdha evropiane, ku ka pasur ëndërr që prej aty të kalojë në fazën tjetër.

Rezultati i arritur në Zagreb, loja e organizuar mirë në mbrojtje, me kundërsulme të furishme të kohëpaskohshme, japin shpresë se ëndrra mund të bëhet zhgjëndërr. Por për këtë, duhet të përsëritet ai angazhim i lojtarëve me koncentrim maksimal, eliminimi i gabimeve, përmirësimi i dobësive të shfaqura(pranim golash nga situata jo aq të rrezikshme për shkak të humbjes së koncentrimit në mbrojtje), taktikë ala Murinjo nga koha e Interit(sepse pastaj nuk i pinte më ujë!), dhe objektivi nuk mund të jetë i largët.
Ajo që është me rëndësi të thuhet, është që lojtarët të mos bien pre e euforisë që kanë krijuar tifozët. Tifozët duhet të shkojnë në stadium në numër sa më të madh, kurse lojtarët të koncentrohen në pjesë e tyre të detyrës. Të nxjerrësh një rezultat të mirë nga një Dinamo e fortë, është vetvetiu një arritje e madhe, dhe të përsëritësh të njëjtën do të ishte një kapital i madh jo vetëm për këtë sezone, por edhe për të ardhmen e klubit, për t’u ngritur mbi statusin e një klubi të një lagje të Shkupit.

E kaluara e radhit ndër FC Shkupin ndër klubet më të suksesshme në vend, kurse nëse nuk bien lojtarët nën ndikimin e atmosferës së imperativit “me çdo kusht”, mund edhe t’ia dalin ta nxjerrin në mejdanin ndërkombëtar.

Pra, tifozët le t’i fryjnë atmosferës, por lojtarët të përqendrohen në atë që i pret. Një Dinamo me përvojë dhe të kaluar sportive të lavdishme, nuk vjen në Shkup për t’u dorëzuar lehtë.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet