Osmani: Nuk kemi kohë për të humbur, anëtarësimi në BE është thelbësor

Osmani paralajmëroi se mungesa e progresit në procesin e integrimeve evropiane do të ketë pasoja të rënda për vendin tonë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor por siç theksoi, do të jetë hapësirë ​​për ndikime të dëmshme nga vendet e treta, për çka “përshpejtimi i proceseve integruese evropiane është i rëndësishëm dhe në interes gjeopolitik për partnerët tanë”.

Sipas tij, procesi i zgjerimit të BE-së është gjithashtu një politikë e sigurisë dhe prandaj anëtarësimi i rajonit në Union është thelbësor për sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe evropian.
Osmani tha se askush nga ne, nuk ka kohë për të humbur.

“Maqedonia e Veriut është një vend evropian dhe një partner besnik me përparim të konsiderueshëm në proceset reformuese. Edhe pse ende një vend kandidat, RMV është plotësisht ose njëqind për qind në përputhje me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, si dhe me të gjitha masat kufizuese që rrjedhin nga agresioni ushtarak i Rusisë kundër Ukrainës. Ne besojmë se tani është koha e duhur që BE-ja të përmbushë pjesën e saj të detyrës dhe të zhbllokojë procesin tonë të anëtarësimit duke miratuar kuadrin e negociatave dhe duke mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare. Do të jetë një inkurajim i madh për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Do të konfirmohet besueshmëria e BE-së dhe do të inkurajohen proceset për tejkalimin e dallimeve dhe pajtimin në rajon”, tha Osmani.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet