Profesori universitarë nga Gostivari, Sejfulla Osmani në një prononcim për indeks.mk ka treguar arsyen se pse kryetari i Gostivarit, Arben Taravari heziton ti shkarkojë nga pozita drejtorët dhe sekretarin e komunës që janë kuadër nga VMRO-DPMNE-ja.
Ai ka deklaruar se Taravari nuk i shkarkon kuadrot e VMRO-së sepse ka frikë të mos e humbë mbështetjen e partisë së Mickoskit në këshillin Komunal sepse siç thotë falë këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së ai e mbanë të gjallë shumicën e këshillit komunal.
“Edhe pse kryetari i ASH-së tha se e prish koalicionin me VMRO-DPMNE-në, në Komunën e Gostivarit nuk shohim që ndodhë një ndryshim i tillë ose një ekuivalence e veprimit të VMRO-së në komunën e Shkupit dhe mendoj se këtu sigurisht që ka edhe matematika që kanë të bëjnë me numrat në pushtetin lokal. Është botërisht e ditur dhe e njohur se ASH-ja në Gostivar qeverisë me numrat e përbashkëta që i ka së bashku me VMRO-DPMNE-në”, tha mes tjerash profesori Osmani.