Osmani: Po forcojmë bashkëpunimin me Greqinë përmes lidhjes energjetike

Shihet një transformim i konsiderueshëm i pozitivitetit në marrëdhëniet mes Maqedonisë së veriut dhe Greqisë që është posaçërisht me rëndësi në këtë kontekst gjeopolitik kur nevojitet të bëhet diverzifikimi i burimeve të energjisë, theksoi ministri i Punëve të jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, në bisedë nga Athina dhe shtoi se përmes bashkëpunimit energjetik me Greqinë dukshëm do të rritet edhe bashkëpunimi i përgjithshëm mes dy vendeve, për të cilin tha se është i shkëlqyeshëm.

Gjatë vizitës njëditëshe të punës në Athinë, Osmani, përveç me kolegun e tij grek, Nikos Dendias, u takua edhe me ministrin grek të Mjedisit Jetësor dhe Energjetikës, Kostas Skrekas, ndërkaq potencoi se në periudhën e kaluar “gjendja energjetike seriozisht ka hyrë në bisedimet e ministrave të jashtëm dhe po bëhet temë gjithnjë e më e rëndësishme në politikën e jashtme”.

“U takova me ministrin e energjetikës së pari të falënderohem për mbështetjen që e morëm dhe e marrim nga Republika e Greqisë, për bashkëpunimin që e intensifikojmë, por edhe t’i inkurajoj se përmes bashkëpunimit energjetik në të vërtetë dukshëm rritet bashkëpunimi i përgjithshëm mes dy vendeve, i cili, mund të them se është i shkëlqyeshëm”, tha Osmani.

Me Skrekas biseduan për disa tema të cilat në të vërtetë janë projekte të përbashkëta, ndërkaq u ndalën edhe tek marrëveshja mes kryeministrave të të dy vendeve që Greqia ta furnizojë Maqedoninë e Veriut me linjit, thëngjill dhe mazut.

“Së pari, lidhur me këtë që pyetët për bisedën mes dy kryeministrave për mbështetjen me linjite, më informoi ministri se tashmë kamionët e parë po hyjnë në Maqedoni të Veriut për ta sjellë linjitin e nevojshëm për krijimin e energjisë elektrike. Unë e informova se dhe në mbledhje të Qeverisë ishte miratuar marrëveshja për rezervim të kapaciteteve për gaz në suaza të marrëveshjes lidhur me ndërtimin e interkonektorit, e informova se tashmë procedurat po përspçejtohen, se presim, në pyetje janë javë, NER-i t’i fillojë procedurat për zgjedhje të kompanisë e cila do ta ndërtojë interkonektorin që është me rëndësi të posaçme, ndërkaq kuptohet edhe për investimin tonë në terminalin LNG në Aleksandrupoli”, tha Osmani për MIA-n.

Plotësisht, është bërë fjalë edhe për investimet e planifikuara greke dhe pjesëmarrjet në hidro-potencialet tona dhe centralet e gazit, si dhe projektet rajonale të Greqisë me Izraelin, Egjiptin dhe shtetet e tjera nga Lindja e Afërt, në mënyrë që të ndërlidhet dhe të furnizohet e tërë Evropa, për çka ministri thotë se edhe ne kemi interes në këto projekte rajonale.

“Kështu që, në përgjithësi, shihet një transformim i konsiderueshëm i pozitivitetit në raportet mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë që ëstë posaçërisht me rëndësi në këtë kontekst gjeopolitik kur nevojitet të bëhet diverzifikimi i burimeve të energjisë të garantohet furnizimi i përhershëm, kuptohet të ndikohet ndaj çmimeve që më pas do të ndikojë në standardin e qytetarëve”, theksoi ministri.

Në takimin në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë, një nga temat për të cilat biseduan shefat e dy diplomacive ishte edhe kryesimi me OSBE-në, për çka Dendias i dërgoi urim osmanit, i dëshiroi sukses, por gjithashtu shfaqi bindje se do të jetë i suksesshëm dhe “Maqedonia e veriut do të bëjë më të mirën e mundshme”, paralelisht duke përsëritur edhe mbështetjen greke.

Osmani për MIA-n thotë se e ka informuar ministrin grek për prioritetet tona por edhe për t’i dëgjuar mendimet dhe pritjet e palës tjetër dhe “si do të bashkëpunojmë për t’i arritur qëllimet e organizatës”.

“OSBE me të vërtetë është çështje e rëndësishme për ne, sepse e ndërmarrim kryesimin në një moment më kritik për organizatën, që nga themelimi i saj në vitin 1975 deri më sot dhe do të jetë me të vërtetë sfidë e madhe për shtetin. Një shtet i vogël i cili do ta kryesojë organizatën më të madhe të sigurisë në kushte të luftës në Evropë, është sfidë, por kuptohet, edhe mundësi e madhe”, theksoi ministri.

Shtoi se do të kemi mundësi të tregojmë se kush jemi, cilat vlerat i përfaqësojmë dhe çka mund të kontribuojmë në skenën ndërkombëtare.

“Rrëfimi ynë është unikat. Ne jemi demokraci funksionale multietnike e shembullit të rrallë, jo vetëm nga rajoni por edhe më gjerë, ne kemi marrëdhënie të  mira fqinjësore, kulturë dialogu, kulturë të kompromisit që gjithashtu na vendosë si të vetmit në rajon dhe tërë ajo rëndësi, e tërë atë shenjën tonë mund ta bartim edhe përmes organizatës dhe përmes mekanizmave që i ka organizata, Ne punojmë një kohë më të gjatë në këtë projekt në udhëheqjen e organizatës, megjithatë kjo është organizatë prej 57 vendeve e cila sjellë vendime me konsensus dhe përgjegjësia do të jetë e jona në pjesën e fasilitimit dhe menaxhimit të organizatës, por përgjegjësi do të ketë edhe secili vend pjesëmarrës dhe prandaj e kisha me rëndësi që edhe ministrin grek t informoj për prioritetet tona, të shoh se cilat janë mendimet dhe pritjet e tyre dhe si do të bashkëpunojmë për t’i arritur qëllimet e organizatës”, sqaroi osmani për MIA-n.

Theksoi se qëllimet e organizatës janë të promovohet dialogu, të ekzistojë qasje gjithpërfshirëse drejt paqes dhe drejt sigurisë “dhe kuptohet, të shohim si mund të kontribuojmë që lufta në Ukrainë të ndalet dhe t’i mbajmë konfliktet e ashtuquajturat në rajonin e OSBE-së të mos shpërthejnë sërish”.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet