Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka ndarë në rrjetet sociale një lajm shumë të rëndësishëm.
Ai ka njoftuar të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut se vendi ynë, nga 1 janari i vitit 2023 do të udhëheqë për një vit me OSBE-në, që sipas Osmanit numëron gjithësej 57 shtete anëtare dhe përfaqëson rreth 1.3 miliardë njerëz, raporton indeks.mk
Gjithashtu ka deklaruar se ai vetë do të kryesojë me këtë organizatë.
Reagimi i plotë:
A e dini se OSBE është organizata më e madhe e sigurisë në botë me 57 shtete që përfaqësojnë 1.3 miliardë njerëz në tre kontinente. Duke filluar nga 1 janari, gjatë 12 muajve të ardhshëm Maqedonia e Veriut do të marrë kryesimin e kësaj organizate të jashtëzakonshme dhe jam i privilegjuar të marr rolin e kryesuesit të OSBE-së me seli në Vienë.