Osmani: Apasiev, zëri pro-rus në Maqedoni! Qëndrimi i BDI-së ndaj Levicës ka qenë si ndaj Federatës Ruse

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në ClickPlus në TV21 tha se Dimitar Apasievin e identifikon si zë pro rus në Maqedoninë e Veriut. Osmani mohon se BDI ka çfarëdo bashkëpunimi me partinë “E Majta” (Levica).

A më identifikoni zërin më pro-rus në Maqedoni?

“Apasiev, atë e shoh si paradigmë të prezencës ruse më Maqedoninë e Veriut. Tash sigurisht që partnerët e tij të koalicionit do të ndihen keq, por ky është konstatim objektiv. Po BDI që është në Veles në koalicion me Levicën? BDI nuk është në koalicion, për Veles nuk e di si janë rrethanat atje, por qëndrimi i BDI-së ndaj Levicës ka qenë si ndaj Federatës Ruse”, tha mes tjerash Osmani.