Operacion i përbashkët Shqipëri-Itali, SPAK lëshon disa urdhërarreste: Mes të arrestuarve prokurorë, policë e biznesmenë

SPAK është duke zhvilluar një operacion të përbashkët me autoritetet italiane. Klan News raporton se janë lëshuar disa urdhërarreste. Operacioni është në vijim e sipër.

Gazetarja Glidona Daci raporton se janë duke u ushtruar kontrolle banesash pasi aksioni i SPAK është i shtrirë në disa qytete. Dyshohet se mes të arrestuarve ka prokurorë dhe policë.

Gazetarja Daci ka mësuar se në pranga janë vendosur biznesmeni Pëllumb Gjoka, ish-drejtuesi i Operacionales, Olti Bistri dhe drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita.

Megjithatë deri më tani nuk ka shumë detaje rreth këtij operacioni. Për këtë, SPAK ka paralajmëruar një konferencë për shtyp në orën 10:00 ku do të japë detaje të hollësishme rreth këtij hetimi./tvklan.al

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet