PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

OKB miraton rezolutën kundër Rusisë, Zelensky: Koalicion global anti-Putin

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Presidenti i Ukrainës, Zelensky ka përshëndetur miratimin e rezolutës që dënon Rusinë nga Asambleja e Përgjithshme e OKB, duke thënë se ky është një koalicion i gjerë anti-Putin.

Zelensky thotë se ky votim në OKB tregon se bota është me Ukrainën dhe Rusia duhet të tërheq trupat.

“Unë përgëzoj miratimin e OKB-së, me një shumicë të paprecedentë votash, të rezolutës me një apel të fortë ndaj Rusisë që të ndalojë menjëherë sulmin ndaj Ukrainës. Unë jam mirënjohës për të gjitha shtetet që votuan pro. Ju keni zgjedhur anën e duhur të historisë. Rezultati i votimit tregon bindshëm se një koalicion global anti-Putin është krijuar dhe po funksionon. Bota është me ne. E vërteta është në anën tonë. Fitorja do të jetë e jona” shkruan në tëitter Volodymir Zelensky.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi këtë të mërkurë rezolutën që dënon veprimet e Rusisë në Ukrainë, me 141 vota pro, 5 kundër dhe 34 abstenim

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 940x400