Nuredini – Philippidou: Bashkëpunimi me Greqinë duhet të intensifikohet dhe zgjerohet

Ministri Nuredini ka zhvilluar takimin e parë protokollar me ambasadoren e re të Greqisë, shkëlqesinë e saj Sofia Filippidu,të cilës përveçse i uroi një mandat të suksesshëm diplomatik në vendin tonë, i shprehu besimin se bashkëpunimi në mbrojtjen e mjedisit jo vetëm do të rikonfirmohet, por edhe do të përmirësohet dhe thellohet.

Mbrojtja dhe zhvillimi i qëndrueshëm i Parkut të Prespës, mbrojtja e liqenit të Dojranit dhe projekti ndërkufitar i menaxhimit të rrezikut nga përmbytjet në lumin Vardar u përmendën si fusha aktuale të bashkëpunimit.

U diskutuan edhe mundësitë për zhvillimin e bashkëpunimit në ngritjen e ekonomisë qarkore dhe menaxhimin e mbeturinave.