“Nuk është blerje votash”/ Bekteshi shpjegon metodologjinë e rritjes së pagës minimale nga marsi

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ishte sot i ftuar në emisionin 10Minuta në TV21. I pyetur për rritjen e pagës minimale në prag të zgjedhjeve të ardhshme, ai u përgjigj se është e kundërta, sepse sipas tij ajo përcaktohet nga dy faktorë që është paga mesatare vjetore dhe inflacioni.

“Metodologjia e re e cila është inkorporuar në kuadër të ligjeve të RMV-së ku paga minimale nuk përcaktohet nga dëshira e sipërmarrëseve apo e qeveritarëve për çështje votash. Paga minimale me metodologjinë e re përcaktohet nga dy faktorë, nga rritja e pagës mesatare për vitin paraprak dhe nga rritja e inflacionit nga viti paraprak. Rritja e pagës mesatare gjatë këtij viti ishte rreth 15 për qind ndërsa inflacioni është rreth 8-9, dhe nëse i përllogarit këta dy parametra del vlera e pagës minimale që do të jetë 22500 denarë.”-tha Bekteshi.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet