Njoftim i rëndësishëm për banorët e Çairit

Për shkak të interesimit të madh për aktivitetet e realizuara të Sekretariatit të Shëndetësisë në kuadër të degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Çair, për zbulimin e hershëm të hipertensionit (shtypjes së lartë të gjakut) dhe diabetit(sheqerit në gjak), Ju njoftojmë se ky aktivitet për kontrolle dhe konsulta falas do të realizohet përsëri këtë të shtune 2 mars 2024, në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.

➡️Përveç, hipertensionit dhe diabetit, kësaj radhe të gjithë ju do të keni mundësinë të realizoni edhe kontrolle dhe konsulta falas për aneminë dhe zbulimin e hershëm të glaukomës, si një nga rreziqet për humbjen e të pamurit!

✅️Shfrytëzoni mundësinë tuaj që këto kontrolle pa pagesë me mjekët tanë eminent, ti realizoni në stendën që do të jetë e vendosur në hapësirën afër Çifte Hamamit në Çarshi.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet