Kur rezultoni pozitiv në testin e COVID-19 është një ndjenjë stresuese, e shumicës kjo i ndodhë një herë apo dy.
Por një burrë ka zbuluar se ka rezultuar pozitiv në COVID-19 për plot 78 ditë me radhë – dhe nuk u largua nga shtëpia për 14 muaj, transmeton Telegrafi.
Muzaffer Kayasan rezultoi pozitiv për herë të parë në nëntor të vitit 2020. E pavarësisht se vuan nga leukemia, 56-vjeçari thotë se nuk ka pasur shumë simptoma të virusit dhe u lirua nga spitali.
Në Mbretërinë e Bashkuar, rregullat kërkojnë që duhet të izoloheni për pesë ditë nëse rezultoni pozitiv në COVID-19.
E fillimisht rregullorja kërkonte karantinim 14-ditor, ku më pas u zvogëlua në 7, e nëse rezultoni negativ në të 6 apo 7 – liroheni pas 6 ditësh.
Në Turqi, ku Muzafferi është, rregullat e izolimit nënkuptojnë se duhet të izoloheni për shtatë ditë pasi të infektoheni.
E pasi ai u infektuar, i kaloi nëntë muaj në spital dhe pesë tjerë në shtëpinë e tij në Stamboll.
Muzaffer nuk kishte mundësi që fizikisht të kontaktojë me gruan dhe të birin gjatë asaj kohe, por vazhdimisht e vizitonin. /Telegrafi/