Biznesmeni 38 vjeçar, Florenx Kullani, i cili ka një histori interesante në jetën e tij. Ai, ka kohë që ka migruar nëpër botë dhe sot ka kompani ndërtimi, me mbi 50 punëtorë.

Po ashtu, Kullani thotë se është krenarë për kombësinë e tij dhe do i ndihmojë shqiptarët kur ata kanë nevojë. 38 vjeçari ka emigruar drejt Greqisë në vitin 2000 vetëm për 1 vit.

Më pas u kthye në Shqipëri për disa muaj dhe me gomone u nis drejt Italisë në vitin 2002. As në Itali nuk e shihte të ardhmen dhe në tetor të 2002 u nis me kamion drejt Britanisë së Madhe.

E nisi si lavazhier dhe më pas si punëtor ndërtimi në një kompani, punonte çdo ditë dhe çdo fundjavë deri në maj të vitit 2017 që hapi kompaninë e tij të ndërtimit, e cila ka rreth 50 punëtor. Ai merret me ndërtimin e shkollave, spitaleve dhe rrugëve.