Bombarduesi më i ri i fshehtë bërthamor i ShBA’ve, B-21, ka bërë debutimin e tij të premten pas vitesh të tëra ndërtimi në sekret, dhe vjen si pjesë e reagimit të Pentagonit ndaj shqetësimeve në rritje për një konflikt të mundshëm me Kinën.
B-21 është avioni i parë bombardues i ri amerikan në më shumë se 30 vite, duke zëvendësuar atë që ishte përdorur në Luftën e Ftohtë, dhe do të kushtojë mbi 700 milionë dollarë, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.
Njëjtë si mënyra e ndërtimit, edhe ceremonia e zbulimit të këtij bombarduesi u bë me kujdes të shtuar, në Kaliforni.
“Ky nuk është thjesht një avion”, tha Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin, raporton tutje AP.
“Është mishërimi i vendosmërisë së Amerikës për ta mbrojtur republikën që ne të gjithë e duam.”