Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga të shtënat në një koncert në Dallas

Një person e ka humbur jetën dhe 10 të tjerë janë plagosur nga të shtënat që shpërthyen gjatë një koncerti në Dallas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Departamenti i Policisë së Dallasit ka bërë të ditur se tre nga të plagosur janë fëmijë. Në njoftim thuhet se hetuesit po punojnë për të identifikuar të dyshuarin ose të dyshuarit për të shtënat në koncert – raporton ABC.

Të shtënat ndodhën në një koncert që supozohej të udhëhiqej nga Big Boogie, një reper nga Memphisi. Një njoftim i postuar në faqen e artistit në Instagram thuhet se të shtënat ndodhën përpara se ai të arrinte në vendin e ngjarjes.

(Foto: Screenshot/WFAA)

Incidenti në Dallas ka ndodhur disa orë para një incidenti tjetër me të shtëna masive në qendër të qytetit Sacramento të Kalifornisë, ku gjashtë persona u vranë dhe të paktën 10 të tjerë u plagosën.

Policia ka thënë se hetimet po vazhdojnë dhe motivi mbetet i paqartë. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/big_boogie_music)

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet