Një granatë e vjetër është gjetur gjatë kryerjes së punimeve të caktuara në rrethrrotullimin e ri në Dibër, që po ndërtohet në afërsi të spitalit të përgjithshëm.
Mjeti shpërthyes u gjet gjatë gërmimit për të zëvendësuar një tub uji në rrethrrotullimin që është në ndërtim e sipër.
“Granata, e cila ndoshta ka mbetur nga Lufta e Dytë Botërore, për fat të mirë nuk shpërthen. Menjëherë janë njoftuar organet kompetente dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme”, njoftojnë nga Ndërmarrja Publike Komunale “Standard”.
Ndryshe, në rrethrrotullimin, i cili është i treti në qytet, gjërat po ecin normalisht, ndërsa dje është ndërruar tubacioni ekzistues F-90, i cili është amortizuar dhe shkaktar i defekteve të shpeshta.