Një dramë e vërtetë për Elton Johnin, aeroplani i tij privat pëson defekt dhe detyrohet të bëjë ulje emergjente shkaku i erërave të forta

Sir Elton John kaloi një dramë të tmerrshme në ajër kur aeroplani i tij privat pësoi një dështim hidraulik në lartësinë 3000 metra.

Aeroplani dy herë e ndërpreu uljen në një ditë që erërat goditën në shpejtësi 128 kilometra në orë. Ekipet e zjarrfikësve vrapuan drejt Aeroportit Farnborough, Hants.

Një dëshmitar tha: “Aeroplani ishte goditur nga erërat dhe nuk mund të ulej. Ishte e tmerrshme të shihje”, shkruan The Sun.

Foto: Backgrid

Këngëtari 74 vjeçar, u trondit nga sprova – por disa orë më vonë kapi një tjetër fluturim për në ShBA në kohë për një koncert mbrëmë.

Drama e tij filloi menjëherë pasi avioni në vlerë 66 milionë funte (79.2 milionë euro) u largua nga aeroporti për në New York në orën 10:20.

Rreth një orë pas udhëtimit, avioni pësoi një dështim hidraulik dhe pilotit iu desh të bënte një kthesë në drejtim të kundërt ndërsa i afrohej bregut të Irlandës jugore.

Foto: Splash

Ai u kthye në Farnborough dhe mori radio kontrollin e trafikut ajror për të shpallur një ulje emergjente.

Ekipet e ambulancës dhe policia u alarmuan në orën 11:19. Zjarrfikësit nga gjashtë stacione kanë shkuar në vendngjarje dhe pista është pastruar.

Hidrauliku Philip Thomson ishte duke punuar kur aeroplani privat i yllit “I’m Still Standing”, u shfaq në pamje – në ditën kur erërat e forta të stuhisë Franklin goditën vendin.

Foto: Splash

Aeroporti ra në heshtje kur u përhap lajmi rreth avionit binjak Bombardier Global Express ishte në telashe.

Z. Thomson tha për dramën e së hënës: “Moti i tmerrshëm dhe stuhitë epike e bënë pothuajse të pamundur uljen”.

“Aeroplani ishte goditur nga erërat dhe nuk mundi të arrinte. Aeroplani po zbriste dhe ishte në gjysmë të rrugës përgjatë pistës kur hoqi dorë nga përpjekjet për të goditur asfaltin. U ngrit përsëri në ajër”.

Foto: Splash

“Një turmë u mblodh pasi u përhap lajmi se Eltoni ishte në vështirësi. Dhe ndërsa avioni u kthye përsëri për një përpjekje të dytë për t’u ulur, stuhia po bënte më të keqen e saj”.

“Çrapi i erës së aeroportit ishte horizontal dhe avioni po tundej nga njëra anë në tjetrën nga era. Piloti bëri një përpjekje të guximshme për të zbritur me avionin që ‘përplasej’ në stuhi. Por nuk ia doli dhe duhej të kthehej lart”, thotë burimi.

Babai i dy fëmijëve, zoti Thomson, nga Bracknell, Berks, shtoi: “Ishte një gjë e tmerrshme për të parë dhe nuk do të kishit ndërruar vendet me Eltonin në atë aeroplan të vogël për asgjë. Vë bast se ai tha disa lutje falënderimi”.

Foto: Splash

Rocket Man Sir Elton po shkonte në Nju Jork për të performuar në Madison Square Garden si pjesë e turneut të tij global “Farewell Yellow Brick Road”.

Ylli ishte aq i vendosur për të mos i mërzitur fansat, saqë e la pas kalvarin e mundimshëm dhe arriti me një fluturim të mëvonshëm në ShBA në kohë për koncertin e mbrëmshëm.

Një burim tha: “Ishte një udhëtim i tmerrshëm për John. Por ai la mënjanë çdo ankth personal për t’u kthyer në aeroplan. Për Eltonin, fjalë për fjalë, shfaqja duhet të vazhdojë”. /Telegrafi/

Foto: Splash

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet