Ngjarjet kryesore të ditës së 14-të të luftës në Ukrainë

Më poshtë mund të lexoni, të përmbledhura, disa prej ngjarjeve kryesore të ditës së 14-të të luftës në Ukrainë:

-Forcat ruse sulmuan një maternitet dhe spital fëmijësh në Mariupol, duke plagosur të paktën 17 persona. Autoritetet thanë se dëmet ishin “kolosale”

-Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e quajti “mizori” sulmin në Mariupol, SHBA-ja tha se dënon përdorimin “barbar” të forcës ndaj civilëve ukrainas, ndërkaq Britania tha se presidenti rus, Vladimir Putin, do të mbahet përgjegjës “për krimet e tij të tmerrshme”

-Miliona persona në Ukrainë mund të vdesin nëse Perëndimi nuk reagon duke krijuar një zonë të ndalim-fluturimit, paralajmëroi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky

-OKB-ja tha se ka konfirmuar mbi 500 vdekje të civilëve në Ukrainë, por shtoi se beson se numri real i viktimave “është shumë më i lartë”

-Në bazë të një marrëveshjeje, në disa qytete ukrainase janë hapur korridoret humanitare, duke mundësuar evakuimin e civilëve ukrainas

-SHBA-ja ka hedhur poshtë idenë e Polonisë që avionët e saj MiG-29 t’i dorëzohen SHBA-së në bazën e saj në Gjermani, në mënyrë që më pas të mund t’iu dorëzohen forcave ajrore ukrainase

-Për çështjen e avionëve MiG-29 pritet të bisedojë me autoritetet polake nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, e cila arriti më 9 mars në Varshavë

-Britania tha se po vazhdon dërgesat e armëve në Ukrainë, përfshirë armë kundërtanke dhe kundërajrore

-BE-ja ka zgjeruar listën e sanksioneve, duke përfshirë edhe 160 shtetas rusë: 146 anëtarë të Dhomës së Lartë të Parlamentit rus dhe 14 oligarkë të lidhur me Kremlinin.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet