Ngërçi mes Sofjes e Shkupit, SHBA-të: Gati të lehtësojmë gjetjen e një kompromisi

Shtetet e Bashkuara janë të gatshme “të luajnë një rol konstruktiv në lehtësimin e një kompromisi”, mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, i cili do t’i hapte rrugë nisjes zyrtare të bisedimeve për anëtarësim mes Brukselit dhe Shkupit, e për pasojë dhe me Shqipërinë, e cila ka mbetur peng i këtij ngërçi.Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit, i tha Zërit të Amerikës se “duke pasur parasysh rëndësinë e këtij procesi për vendet e rajonit dhe për Evropën më gjerësisht, ne shpresojmë se përpjekjet diplomatike do të vazhdojnë dhe ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetjen tonë aty ku është e dobishme”. Zëdhënësi thekoi gjithashtu se “ne përshëndesim Francën për përpjekjet e saj për të sjellë një zgjidhje të suksesshme për të filluar sa më shpejt negociatat zyrtare”.

Franca e cila, edhe për pak ditë, mban presidencën e radhës të BE-së, ofroi një propozim kompromisi mes Sofjes dhe Shkupit. Të premten e kaluar parlamenti bullgar dha miratimin e tij për “propozimin francez”, duke lejuar kështu qeverinë që të heqë veton për avancimin e procesit të integrimit evropian të Shkupit. Propozimi francez parashikon ndër të tjera përfshirjen në kushtetutë të të drejtave të shtetasve bullgarë në Maqedoninë e Veriut, apo dhe mosnjohjen prej saj të gjuhës maqedonase.

Nga Brukseli, kryeministri Kovaçevksi deklaroi të premten se “propozimi francez, në këtë formë siç është për momentin, është i papranueshëm për mua, për Presidentin e shtetit, për qeverinë, për partnerët e koalicionit dhe për qytetarët e Maqedonisë së Veriut”. Ai shtoi më tej se “një propozim që do të duhej të ishte i pranueshëm duhet të garantojë elementë kyç: formulimin e pastër për gjuhën maqedonase në kornizën negociuese dhe mbrojtjen e qartë të identitetit maqedonas. Çështjet historike nuk mund të jenë kriter në kornizën negociuese”.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet