Nga seanca e 108-të e Qeverisë, Grubi: Shfrytëzuesit buxhetorë obligohen t’i sigurojnë mjetet për pagesën e regresit K-15

Në seancën e sotme, Qeveria ka miratuar një përfundim, me të cilin obligohen shfrytëzuesit buxhetorë që t’i sigurojnë mjetet e nevojshme për pagesën e regresit për pushim vjetor, në kuadër të Buxhetit vetanak të miratuar për vitin 2022 me rishpërndarje të brendshme ndërmjet zërave të shpenzimeve.

“Duke marrë parasysh detyrimin për pagesën e pagës për pushime për vitin 2022 deri në fund të vitit aktual (K-15), si dhe vendimet përfundimtare të gjykatës dhe procedurat e paralajmëruara të mëtejshme gjyqësore për të ushtruar të drejtën e pagesës për pushime të papaguara për vitin 2020, ndërsa me qëllim për të ulur barrën e buxhetit në bazë të shpenzimeve gjyqësore dhe avokatore, me propozim të Ministrisë së Financave, Qeveria miratoi një përfundim me të cilin shfrytëzuesit buxhetorë dhe shfrytëzuesit individualë të përfshirë në Marrëveshjen Kolektive Degëzore do t’u ngarkohen mjetet e nevojshme për pagesën e pagës vjetore për pushime për vitin 2020 dhe 2022 në shumë neto prej 9.000 denarë, që në kuadër të Buxhetit të miratuar për vitin 2022 t’i sigurohen me rishpërndarje të brendshme ndërmjet zërave të shpenzimeve”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Lajmin për miratimin e vendimeve të sotme në mbledhjen qeveritare e ka bërë të ditur edhe zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi i cili ka publikuar listën e plotë të vendimeve që morën dritë të gjelbër nga qeveria.

Njoftimi i plotë:

Nga seanca e 108-të e qeverisë:
Shqyrtuam dhe pranuam Raportin mbi negociatat për lidhjen e Marrëveshjes së Bashkëpunimit me Këshillin e Ministrave të Republikës së Shqipërisë për zhvillimin e projekteve infrastrukturore, sigurinë logjistike dhe efikasitetin e transportit të mallrave ndërmjet dy vendeve,
Miratuam Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin mbi të ardhurat personale,
Miratuam Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar,
Miratuam Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin mbi fitimin,
Rishikuam dhe Miratuam Programin Mbështetës të vitit 2022 për Shtypjen dhe Shpërndarjen e Mediave të Shkruara dhe obliguam Sekretariatin e Përgjithshëm për zbatimin e Programit,
Sollëm Vendim për rishpërndarjen e mjeteve ndërmjet përdoruesve buxhetorë të pushtetit qendror dhe ndërmjet fondeve,
Në seancën e Qeverisë u bënë disa ndryshime në programe dhe dekrete, të cilat u miratuan me propozim të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave,
Sollëm Vendim për transferim të mjeteve nga Buxheti për vitin 2022 në shumë prej 15.000.000,00 denarë për Kryqin e Kuq si ndihmë financiare për veprim në situata emergjente,
Sollëm Vendim për realizimin e aktivitetit stërvitor “SEESIM-22” në Republikën e Maqedonisë së Veriut, shkruan Grubi.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet