Nga mesnata ulet çmimi i dizelit

Komisioni Rregullator për Energjetikë miratoi vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,85% në raport me vendimin e datës 29.6.2022.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 si dhe të Mazutit M-1 SU nuk ndryshojnë.

Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) ulet për 2,50 den/l.

Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulet për 2,00 den/litër.

Nga data 12.7.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
EUROSUPER BS – 95 109,00 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 111,50 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V) 104,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 103,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 53,305 (denarë/kilogram)