Neziri: BESA e Bilall Kasamit është pozicionuar në krahun e VMRO-DPMNE-së

Lëvizja BESA e Bilall Kasamit tanimë është pozicionuar në krahun e spektrit të djathtë që udhëhiqet nga VMRO-DPMNE, kështu ka deklaruar analisti politik Xhelal Neziri për Euronws Albanian, duke komentuar zhvillimet e fundit politike në Maqedoninë e Veriut, përcjell Indeks.mk

“Lëvizja BESA e BIlall Kasamit është një parti e cila së fundmi është pozicionuar në krahun e spektrit të djathtë politik i cili drejtohet nga VMRO-DPMNE-ja. VMRO-DPMNE e cila është partia kryesore në opozitë, tenton të tuboi më shumë parti më shumë partner, për arritjen e qëllimit të saj të proklamuar tash e sa kohë që ka të bëjë me inicimin ose shkaktimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare”, thotë Neziri.

Sipas tij, në këtë situatë rinkofigurimi politik në Maqedoninë e Veriut mendoj se BESA ka zgjedhë një anë, anën e VMRO-DPMNE-së të spektrit të djathtë. Në anën tjetër, shton ai, Edi Rama dhe Partia Socialiste i takojnë spektrit të majtë si LSDM-ja e Dimitar Kovaçevskit.
“Prandaj, edhe takimi i Ramës është parë në këtë prizëm nga ana e partisë BESA, andaj edhe kanë refuzuar të marrin pjesë”, nënvizon Neziri.(Indeks.mk)

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet