Netflix përgatit dokumentar për suksesin e tetovarit nga disapora Adnan Akiki-Adi

Emrave të mëdhenjë shqiptarë me famë ndërkombëtare të kuzhinës nga rajoni i Pollogut, si kuzhinierit me famë botërore Rene Rexhepi me restorant “Noma” (me origjinë nga Tetova), pastaj super/maesstros së kuzinës italiane (me 3 tituj kampion kuzhine në Itali) Faruk Neziri me origjinë nga Çegrani i Gostivarit, me restoranin në Itali “Restoranti Il Gelso Nero”, së fundim i është bashkangjitur edhe Adnan Adi Akiki, me Byrektoren e mirënjohur tanimë në Europë dhe botë “ST Burek” që gjendet në Split të Kroacisë.

Se cili është suksesi i Adi Akikit respektivisht Byrektores “St.Split”, më së miri flet interesimin i platformës botërore NetFlix lidhur me këtë biznes dhe veprimtari.

Materiali i përgatitur nga NetFlix, ka vërshuar më shumë rrjete sociale botërore gjithandej në Europë dhe botë, por është shfaqur edhe në rrjetet e ndryshme televizive. Regjisori Phill Rosenthal i Netflix, ka realizuar një dokumetar, duke u bazuar paraprakisht në rezultatet e anketimeve për ‘byrekun më të preferuar’.

“Për të ngrënë dhe blerë burek, pritet në radhë deri dhjetë-njëzetë minuta” rrëfejnë turistët dhe banorët e qytetit të Splitit, përcjellë gazeta Lajm. Përndryshe, kjo familje shqiptare me origjinë nga Zherovjani i Tetovës, biznesin e këtij lloji ka filluar ta kutivojë në qytetet më të bukura të bregdedit kroat – Detin Adriatik, që nga viti 1947, kurse byrektorja tanimë e njohur gjithandej në botë “ST Burek” në Split, vepron që nga viti 1982.

Për cilësinë e byrekut dhe prodhimeve tjera të “ST Burek”, flet edhe interesimi i shtuar nga më shumë klientë të qendrave të ndryshme të Europës, thonë përfaqësuesit e këtij biznesi në Split.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet