Ansambli kombëtar i këngëve e valleve popullore shqiptare në RMV në bashkëpunim me “Guga- Production” , “KLAN- plus” dhe “KLAN-Macedonia” me datë 25 qershor Ora: 20:30 sjellë spektaklin “SHËN TEREZA- shqiptarja e gjithë botës”.
Spektakli mbahet në Shkup në Teatrin e Operës dhe Baletit nën përkujdesin e veçantë të zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi.
Maratona e paraqitjeve të Ansamblit shtetëror shqiptar vazhdon me prezantim tjetër të rëndësishëm!
Spektakli “SHËN TEREZA- shqiptarja e gjithë botës”, ideuar nga producenti Sokol Guga, me një skenografi gjigande nga Bashkim Zahaj, nën kujdesin e veçantë të zv. Kryeministrit të parë z. Artan Grubi do të sjellë figura të shquara të kulturës, politikës, shkencës, diplomacisë aktuale nga rajoni e Diaspora!
Ky spektakël me drejtues artistik drejtorin e ansamblit Shkodran Tolaj do të sjellë në Teatrin e Operës dhe Baletit artistë me renome.
Ansambli shqiptar do të ketë nderin të paraqitet me program të përzgjedhur artistik në këtë spektakël të përmasave të mëdha televizive!