Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një videoje të postuar në rrjetet sociale ka njoftuar zbatimin e politikës së re të mbështetjes sociale për nënat më shumë fëmijë.
Kështu nënat e papuna me tre apo më shume fëmijë nën 18 vjeç nga 1 Janari përfitojnë sigurimet shëndetësore për 5 vitet e para të fëmijës.
Të gjitha nënat që përfitojnë nga kjo skemë duhet të aplikojnë në portalin “E-albania”. Vendimi parashikon se nënat e papuna që kanë të ardhura nën 100 mijë Lekë në familje dhe rrisin më shumë se 3 fëmijë do t’iu paguhen sigurimet shoqërore.
Tv Klan


