Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pandërprerë, nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimin kufitar Tabanoc për hyrje dhe dalje pritet rreth 30-40 minuta, përderisa në vendkalimet e tjera nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, informojnë nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër lugina, lugina të lumenjve dhe gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.


