Në “Tabanoc” pritet 40 minuta, në “Bogorodicë” gjysmë ore

Në VK Tabanoc koha e pritjes për hyrje në shtet është rreth 40 minuta. Në VK Bogorodicë për dalje pritet prej 15 deri në 30 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje për hyrje dhe dalje nga shteti.

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet