Në Shkup janë sanksionuar 294 shoferë, prej tyre 141 kundërvajtje për këmbësorët

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik.

Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 294 sanksione, prej të cilave 141 kundërvajtje për këmbësorët, nëntëdhjetë e gjashtë sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, katër sanksione për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit, tri gjoba për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe).

Siç njofton MPB, po ashtu janë shqiptuar edhe trembëdhjetë sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, pesë sanksione për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit dhe tridhjetë e shatë gjoba për parkim të automjetit në mënyrë jo të rregullt.

Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet