Sot me datë 08.03.2024 në ambientet e qendres kulturore Yunus Emre u bë hapja solemne e organizatës “Horizonte të Ndritshme”.
Ky event vijoi me fjalime përshëndetëse të kryetarit Hamzi Ibraimi dhe me panelin nën temen “Edukimi për qëndrueshmëri, të rinjtë si ndërtues të së ardhmes” e moderuar nga Amela Klimenta.
Pjesë e këtij paneli ishin Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit dhe i Shkencës i cili foli për arsimimin në vend duke dhënë një pasqyrë më të qartë për trajtimin e problematikave të arsimit.
Fatime Ziberi, psikologe në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik foli për aspektin social të edukimit, konfliktet dhe socializimin e nxënësve dhe studentëve në institucionet arsimore.
Naser Miftari profesor në gjimnazin Zef Lush Marku i cili foli rreth digjitalizimit dhe mësimdhënësve, sfidat që i paraprijnë mësuesve dhe profesorave zhvillimet e reja të teknologjisë.
Takimi përfundoi me ndarjen e dhuratave dhe çertifikatave për pjesëmarrësit.














