Në përvjetorin e vdekjes së Prince, Rita Ora risjell në vëmendje dukjen e ngjashme me yllin e ndjerë të muzikës me të cilën u shfaq në “AmfAR 2019”

Ylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora kishte rikrijuar veshjen ikonike të artisti të famshëm, Prince për performancën e saj në “AmfAR Gala” të vitit 2019.

Ndërsa, sot (e enjte) në përvjetorin e pestë të vdekjes së ylli amerikan, 31-vjeçarja ka risjell këtë dukje të saj në një postim të radhës në InstaStory.

Rita shihet e veshur me një kostum me ngjyrë të kuqe, pantallona dhe jelek të kombinuar me një këmishë të bardhë, identike me atë që Prince kishte veshur vite më parë.

Foto: Getty Images

“Na mungon”, ka shkruar Rita sipër imazhet ku shihej ajo dhe Prince me veshje të njëjtë.

Kujtojmë që Prince ndërroi jetë në moshën 57-vjeçare nga mbidoza më 21 prill të vitit 2016.

Ndryshe, Rita mbetet e angazhuar si anëtare e jurisë në edicionin e ri të spektaklit “The Voice Australia”.

Foto: Getty Images

Së fundmi, krijuesja e hitit “Your Song” foli për betejën e nënës së saj, Vera Ora me kancerin e gjirit, Rita shpërtheu në lot teksa rrëfente periudhën e vështirë në të cilin kishin kaluar familja e saj.

Ndërkohë, ditëve të fundit artistja shqiptaro-britanike ka shijuar pushimet pikërisht me nënën e saj dhe motrën, Elenën në Hawaii. /Telegrafi/

Foto: Vera Ora/Instagram