Në Odër të Tetovës gjendet bombë dore e Luftës së dytë botërore

Në SPB Tetovë dje është lajmëruar se është gjetur një bombë dore F-1 e cila me siguri daton nga Lufta e dytë botërore, informojnë nga MPB-ja.

“Gjashtëdhjetë e dy vjeçari M.A. nga Odri i Tetovës dje (14-mars) në ora 09:40 në SPB Tetovë ka raportuar se gjatë kryerjes së punëve ndërtimore në një mulli të vjetër në fshat ka gjetur një granatë dore F-1, e cila ka qenë e ndryshkur dhe me shumë gjasë buron nga Lufta e Dytë Botërore.

 

Është kryer këqyrja dhe lënda shpërthyese është marrë dhe transportuar nga përfaqësues i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.