Komuna e Tetovës ka harxhuar mbi 260 mijë euro për blerje të automjeteve. Këtë e pohoi edhe vetë kryetari i komunës Bilall Kasami mbrëmë në programin 200 në Alsat.
Në kohë krize, këto harxhime janë të panevojshme për komunën, por sipas Kasamit blerja e këtyre makinerive do të “shërbente për të mirën e komunës dhr administratës”.
Nga ana tjetër, harxhimet rrugore për kryetarin e komunës kapin vlerën e 900 mijë denarëve, gjithsesi Kasami mohoi që këto harxhime për rrugë i ka shfrytëzuar për shëtitjet e tij jashtë vendit, siç ishte tani në Danimarkë.
Mirëpo nëse e shohim në një këndvështrim tjetër këto harxhime rrugore janë absolutisht të mëdha për kryetarin e komunës, duke marrë parasysh se në udhëtime zyrtare nuk e kemi parë kurrë Kasamin por vetëm në ato udhëtime bashkë me kabinetin e tij.
Gjithsesi Expuls.mk kërkoi pak ditë në parë nga Komuna e Tetovës një përgjigje zyrtare se sa para janë harxhuar për udhëtimin e Kasamit në Danimarkë si edhe për numrin e saktë të kabinetit që e shoqëruan Kasamin, mirëpo nuk morrëm përgjigje.


