Në Han të Elezit kapen cigaret e fshehura në një kamion

Njësitë e Doganës së Kosovës në kuadër të pikës kontrolluese Kufitare në Han të Elezit, kanë parandaluar një tentim kontrabande me cigare.

Rreth orës 09:00, në Han të Elezit, një kamion me targa kosovare është ndaluar për kontroll. Gjatë kontrollit fillestar të kabinës së shoferit, zyrtari doganor ka zbuluar 30 boksa cigare.

Gjatë kontrolleve të mëtejshme në terminalin doganor janë gjetur edhe 70 boksa cigare të fshehura në kabinën e kamionit, në vlerë rreth 3.000 euro. Mallrat janë konfiskuar dhe ka filluar procedura kundërvajtëse.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet