Në gjyqin kundër ish-bashkëshortes Amber Heard – publikohen disa fotografi të tmerrshme të Johnny Depp në kohën kur ishte përdorues i substancave narkotike

Johnny Deppit tani i janë publikuar disa nga fotografitë më të shëmtuara në karrierën e tij.

Jurisë së Virginias që dëgjoi padinë e aktorit për shpifje kundër ish-gruas Amber Heard iu shfaq një seri imazhesh të enjten, duke përfshirë një foto të tij me akullore të derdhur në prehër dhe një video duke marrë substanca në një kuzhinë.

Fotoja më provokuese, e vitit 2013, mund të kishte qenë një skenë nga “Fear and Loathing in Las Vegas” – që shfaqte një gotë uiski, kokainë, pajisje të tjera droge dhe një CD të Keith Richards, shkruan New York Post.

Johnny Depp (Foto: Reuters)

Ylli i “Pirates of the Caribbean” e pranoi gjatë marrjes në pyetje në sallën e gjyqit në Fairfax se fotografia ishte shkrepur në një kohë kur ai “kishte rënë nga vagoni”.

I pyetur nëse do të pinte shpesh uiski në mëngjes, Depp u përgjigj: “A nuk është ora e lumtur në çdo kohë?”.

Depp, 58-vjeç, është duke e paditur Heard, 35-vjeçare, për 50 milionë dollarë, duke pretenduar se ajo shpifi në një artikull opinioni të Washington Post të vitit 2018, në të cilin ajo nuk e përmendi atë, por e përshkroi veten si viktimë e abuzimit në familje.

Foto: EPA

Avokatët e Heard argumentojnë se Depp abuzoi me aktoren e “Aquaman” fizikisht dhe seksualisht, dhe pretendojnë se mohimet e tij nuk janë të besueshme, sepse ai shpesh ishte shumë i dehur ose i lodhur për të kujtuar atë që ndodhi.

Johnny kishte vënë në pah edhe lidhjen e Amber Heard me Elon Musk, ndërkaq ky i fundit ia kishte blerë edhe një veturë luksoze aktores.

Amber Heard (Foto: Reuters)

Në një intervistë të dhënë më parë, Elon i hodhi poshtë këto aludime duke thënë se romanca e tyre e shkurtër ndodhi pas ndarjes së artistes nga Depp. /Telegrafi/

Johnny Depp (Foto: Getty Images)