–Kemi edhe 50 ditë që të bëjmë evoluim të ofertës dhe pastaj, në fillim të nëntorit do të konfirmojmë nëse gjithçka është në rregull dhe do të kalojmë në nënshkrimin e marrëveshjes për Çebrenin, deklaroi sot ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini, duke folur për projektin për ndërtimin e hidrocentralit Çebren.
“Çebreni është një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore të cilin e kemi në shtet. Duam të investojmë në burime ripërtëritëse në shtet, por pa Çebrenin, i cili do të jetë bateri e shtetit, kjo do të jetë e vështirë”, theksoi Nuredini.


