Me mbështetje të Ministrisë për Sistem Politik, në kuadër të aktiviteteve për festat e nëntorit, tashmë disa netë radhazi po mbahet dhe Festivali Kombëtar i Teatrove “Moisiu”.

Zëvendëskryeministri i parë njëherazi dhe ministër për Sistem Politik, Artan Grubi ka parlajmëruar përmjes rrjetit social Facebook se sonte në skenën e Teatrit Kombëtar të Shkupit do të vendoset shfaqja “Armiku i popullit”, interpretuar nga aktorët e Tetrit të Tetovës.

Publikimi i plotë:

“Destinacioni i të gjithë ne sonte duhet të jetë Teatri Shqiptar i Shkupit. Në ora 19:00, do të jepet shfaqja fantastike, “Armiku i Popullit”, që vjen në kuadër të Festivalit Teatri Kombëtar “Moisiu” që organizohet në vigjilje të festave të Nëntorit. “Armiku i popullit” është një nga veprat më të njohura të Henrik Ibsenit, e shkruar në vitin 1882. Në Shkup, kjo shfaqje vjen nga kasta e aktorëve të Teatrit të Tetovës. Regjisor i veprës është Arben Kumbaro, kurse në skenën gjigante të Teatrit Shqiptar të Shkupit do të zbresin aktorët: – , , , , , , , , , , ̈ , – , Ç, , , dhe . Festivali “Moisiu”, në Shkup ka filluar rrugëtimin më 16 dhe do të përfundojë më 27 nëntor, në mbështetje të Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive”, shkruan Grubi.