Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi u shpreh optimist në lidhje me sigurimin e shumicës prej 80 deputetëve me qëllim ndryshimet kushtetuese për futjen e bullgarëve, malazezëve dhe kroatëve në Kushtetutë, përcjell TV21. Grubi tha se e gëzon fakti që “në radhët e opozitës po zhvillohet një krah pro-evropian”.
“Kontaktet tona të përditshme me deputetët e opozitës më japin optimizëm se ata do ta mbështesin këtë dhe tashmë po shohim zhvillimin e një krahu pro-evropian në opozitë, gjë që më gëzon shumë, sepse kemi nevojë për një opozitë me orientim euroatlantik. veçanërisht në këto kohë sfiduese për vendin”, tha Grubi.