Ndërroi jetë kryeministri i fundit i ish-Republikës Socialiste të Maqedonisë

Në moshën 79 vjeçare ka ndërruar dje në Tetovë, Gligorie Gogovski, njeriu që ishte kryeministri i fundit i ish-Republikës Socialiste të Maqedonisë në periudhën nga viti 1986-1991.

Ai ishte kreu i Këshillit të njohur ekzekutiv që përgatiti tranzicionin nga socializmi në sistemin pluralist.

Detyra e Këshilli Ekzekutiv atëkohë ishte rimëkëmbjen e ekonomisë dhe se pjesë e tij ishin shumë figura të shquara të jetës shoqërore dhe shkencore. Ky këshill ishte formuar në çdo republikë në periudhën kur Ante Markoviqi drejtoi qeverinë jugosllave. Ai një periudhë të gjatë ka qenë drejtor i gjigantit të tekstilit “Teteks” nga Tetova. (INA)

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet