Murati: Duhet gjetur mëyrë për të stimuluar të rinjtë që të regjistrohen në sektorët e IT-së

Në Maqedoninë e Veriut 112 mijë persona janë të regjistruar si të papunë, prej tyre 21 doktorata dhe 638 magjistra.

Sipas të dhënave të Agjencisë së punësimit rreth 8000 vende pune janë të lira, për të cilat Agjencia e Punësimit ndërmjetëson, kjo është gjendja momentale në vendin tonë sa i përket gjendjes sociale të qytetarëve.

Nga institucionet e vendit vazhdimisht bëjnë përpjekje për të zvogëluar numrin e punë kërkuesve në vend duke realizuar projekte të ndryshme me iniciativa për vetëpunësim por edhe me krijimin e kuadrove të profesionalizuar me trajnime të ndryshme.

Bekim Murati, drejtor në Agjencinë e Punësimit në emisionin “Aktualitete” në “Radio Shkupi” tha se po punohet në realizimin e projekteve për të profesionalizuar të rinjtë sidomos në fushën e IT-së, inxhinierisë dhe shkencave matematikore.

“ Ajo që duhet të fokusohemi në të ardhmen është mënyra se si ti stimulojmë të rinjtë që të regjistrohen në sektorët e IT-së , Inxhinierisë. Realisht kemi probleme edhe me profesor të shkencave natyrore, biologji, kimi fizik, dhe këtu së bashku me Ministrinë e Arsimit punojmë që të rinjtë të cilët përfundojnë shkollimin e mesëm të regjistrohen në këto degë”.

Në evidencës e Agjencisë së Punësimit janë të regjistruar:

Pa arsim fillor 15.400 persona

Me shkollë fillore 50.120 persona

Me shkollë të mesme 27.672 persona

Me arsim të lart 973 persona

Me arsim sipërorë 8.218 persona

Me magjistraturë 638

Me doktorata 21

Nga ana tjetër sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave rreth 694 mijë llogariten si të punësuar në Maqedoninë e Veriut.https://www.youtube.com/watch?v=uJi_iGw6tJM

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet