Armend Muja, deputet nga radhët e VV-së, ka komentuar marrëveshjen e fundit të rënë dakord ndërmjet Kosovës e Serbisë në Ohër.

Duke tentuar t’ia zbehë rëndësinë, Muja ka thënë për Tëvë1, se vetëmenaxhimi nuk është as vetëqeverisje, e lëre diçka më shumë

“Vetëmenaxhimi nuk është as vetëqeverisje e lëre më diçka më shumë. Vetëmenaxhimi do të thoja fokusohet më shumë tek procesi se sa tek etniteti dhe territorialiteti i gjërave siç ka qenë në vitin 2013. Projekti i diskutuar thellësisht që nga viti 2016-2020 e mjerisht i dakorduar edhe brenda vendit tonë merr fund,”- ka thënë Muja.

Ai më tej ka shtuar se për disa elemëntë të vetëmenaxhimit, Kosova është pajtuar që në vitin 2018 dhe janë elementë që kanë dalë nga Pako e Ahtisarit.