Kryetari i degës të Bashkimit Demokratik për Integrim në komunën e Butelit Muharem Asani pas mbajtjes së fundit për vitin 2023 në profilin e tij në Facebook ka shkruar:
Mbledhja e fundit për këtë vit e Degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Butel.
Falënderim për secilin anëtarë të Kryesisë, Këshillit Mbikëqyrës dhe Këshillat Vendor, që me përkushtim punojnë në ngritjen dhe përgatitjen e Degës për zgjedhjet e ardhshme.
Tanimë me zyre të reja dhe freski në Kryesi dhe organet tjera të partisë, Dega e Butelit do të vijojë rrugën dhe misionin e liderit tonë, z.Ali Ahmeti.
Njëkohësisht, anëtarëve të Kryesisë, Këshillit Mbikëqyrës dhe Këshillave Vendor në Degën e Butelit, simpatizantëve dhe gjithë shkupjanëve, Ju urojmë një vit të mbarë, shëndet dhe shumë suksese në aktivitetet e secilit veç e veç.
Gëzuar 2024!
I Juaji,
Muharrem Hasani











