Janë bërë të gjitha kontrollet e nevojshme në lidhje me denoncimet e sotme nga shkollat dhe objektet tjera në Shkup dhe Kavadar, të cilat në adresë elektronike kanë marrë mesazh me kërcënim për vendose të mjeteve shpërthyese dhe është konstatuar se bëhet fjalë për alarme të rreme, informuan nga Ministria e Punëve të Brendshme.
“Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, punonjësit e policisë kanë marrë masa për evakuimin e sigurt të objekteve, ndërsa më pas janë kryer kontrolle të hollësishme nga ekipet për kontrolle antiterroriste dhe është konstatuar se bëhet fjalë për denoncime të rreme”, sqarojnë nga MPB.
Alarme për bomba të vendosura këtë mëngjes kanë arritur në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Shkup, në Qendrën Tregtare të Qytetit, Xhevahir Citi, QT Ist Gejt dhe në disa shkolla të mesme të Shkupit, si dhe në një shkollë fillore në Kavadar.
Në SPB Shkup, sot rreth orës 09:30 ishte denoncuar se në adresën elektronike të nëntë shkollave, si dhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Shkup, në Qendrën Tregtare të Qytetit, Xhevahir Citi, QT Ist Gejt është dërguar kërcënim për mjet të vendosur shpërthyes.
Alarm për bombë sot rreth orës 8:20, ka mbërritur edhe në Stacionin policor Kavadar, ku siç informojnë nga MPB ishe denoncuar se në adresën elektronike në një shkollë fillore u dërgua kërcënim për mjet të vendosur shpërthyes.


