Motrat Istrefi, Nora dhe Era mahnisin me pozat në bikini

Këngëtaret shqiptare, Nora dhe Era Istrefi, po shijojnë prej disa ditësh pushimet në Turqi.

Motrat e famshme duket se po kalojnë një kohë të mrekullueshme në shoqërinë e njëra-tjetrës.

Duke qenë se janë aktive edhe në rrjete sociale, ato nuk mungojnë herë pas here me fotografi e video të shumta.Ka qenë Nora së fundmi që ka ndarë disa imazhe përkrah të motrës, të cilat shihen në një moment duke kërcyer.

Krijueset e hitit “Nuk e di” kanë shfaqur linjat trupore në bikini, ndonëse komentohen vazhdimisht për paraqitjet e tyre.

Nora shfaqet me një kostum dypjesësh shkëlqyes, ndërkohë që Era me një palë rroba banje ngjyrë bordo.

Veç kësaj, ato janë tejet të angazhuara edhe me projekte muzikore e koncerte. /Telegrafi/


Në një tjetër fotografi, biondja shihet t’i ketë ndërruar bikinit pasi shfaqet me një palë ngjyrë kafe dhe me syza dielli.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet