Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje lokale të shiut, ndërsa në viset malore do të ketë reshje të dëborës. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi veri-perëndimorë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri në 7, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 4 deri në 9 gradë.

Edhe në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 3, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 6 gradë Celsiusë.