Në kuadër të shënimit të edicionit të kaltërt të Ditëve të Afabetit, sot u organizua dita e parë e sesionit shkencor me temë “Studimet albanologjike në gjuhën gjermane”, nga Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkëisve në bashkëpunim me Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve.
Gjatë këtij sesioni shkencor para të pranishmëve u drejtuan Teuta Arifi, Albert Riska, Anila Omari, Qemal Murati, Sali Islami dhe Besnik Rameti të cilët floën në tema të ndryshme dhe diskutuan mbi studimet mbi etimologjinë dhe fjalëformimin e shqipes, kontestin historik, letrar dhe filozofik i studimit shkencor gjerman mbi letërsinë dhe gjuhën shqipe dhe shumë tema të tjera.
Teuta Arifi në këtë panel diskutimi ka folur mbi temën “Kontesti historik, letrar dhe filozofik i studimit shkencor gjerman mbi letërsinë dhe gjuhën shqipe”.
Lidhur me temën “Shkalla apofonike zeri në rindërtime etimologjike ng a Norbert Jokli”, foli Albert Riska, ndërkohë që Anila Omari diskutoi mbi temën “Studime mbi etimologjinë dhe fjalëformimin e shqipes”, vepra e parë monografike e Norbert Joklit.
Në anën tjetër gjatë panel diskutimit Qemal Murati foli në temën “Norbert Jokli – albanolog i shquar që e pati shqipen mission të jetës së tij”, derisa më tej u disktua edhe mbi temën e kontributit të Johann Georg von Hahn të cilën si temë e elaboroi Sali Islami, për zbulimet e para arkeologjike në Luginën e Vardarit” dhe në fund Besnik Rameti foli në temën “Studimet e albanologëve gjermanë si burim historiografike”.
Ndryshe, dje ka filluar edicioni i katërt i manifestimit kulturor – shkencor “Ditët e Alfabetit” nën organizim të Institutit i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, manifestim ky që do të zgjasë deri më 22 Nëntor, e gjatë kësaj periudhe kohore do të organizohen manifestime të ndryshme për nderë të “Ditëve të Alfabetit”.


