Me shefin e diplomacisë greke, Nikos Dendias dhe ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Energjetikë të Greqisë, Kostas Skrekas, do të takohet ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë se Veriut, Bujar Osmani gjatë vizitës së tij të punës në Greqi, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Takimi qendror i vizitës është në mesditë me Dendiasin, ndërsa, siç kumtuan nga MPJ, “në fokus të bisedave do të jenë marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimi mes dy vendeve, dosja evropiane e vendit tonë, aleanca në NATO dhe sfidat gjeopolitike në rajon, si dhe prioritetet e kryesimit të ardhshëm të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në në vitin 2023”.
Nga MPJ greke në paralajmërimin për takimin kumtuan se pritet që bisedat e dy ministrave të fokusohen në “ndërmarrjen e kryesimit me OSBE-në nga ana e Maqedonisë së Veriut, zhvillimet evropiane të Ballkanit Perëndimor, zbatimi i tërësishëm dhe konsekuent i Marrëveshjes nga Prespa, përforcimi shtesë i marrëdhënieve bilaterale në të gjitha sferat, si dhe në ngjarjet rajonale dhe ndërkombëtare”.
Osmani dhe Dendias do të kenë takim tet-a-tet në MPJ-në greke, pas çka do të vijojë takim i dy delegacioneve, deklarata për media dhe drekë pune.
Në kuadër të vizitës në Greqi, Osmani do të realizojë takim të ndarë edhe me ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Energjetikë, Kostas Skrekas, ku do të këmbëhen informata për bashkëpunimin mes dy vendeve në sferën e energjetikës, e në kontekst të sfidave aktuale lidhur me diversifikimin e burimeve për furnizim energjetik.


