Shkup, 8 nëntor – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot në kuadër të vizitës zyrtare në Bullgari do të realizojë takim me nikoqirin e tij, shefin e diplomacisë bullgare Nikollaj Millkov, pas çka do të mbahen biseda plenare midis dy delegacioneve.
Pas takimit, janë paraparë deklarata të përbashkëta të Osmanit dhe Millkovit.
Në mesin e temave pritet të jetë edhe zbatimi praktik i marrëveshjeve të arritura midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, lidhja infrastrukturore, bashkëpunimi sektorial dhe integrimi evropian i Maqedonisë së Veriut.
Në kuadër të vizitës së punës në Sofje, ministri Osmani do të realizojë takim edhe me kryeministrin e Bullgarisë, Galab Donev.
Shefi i diplomacisë Osmani do të takohet edhe liderët e partive kryesore bullgare në Kuvendin popullor të 48-të të Bullgarisë, Bojko Borisov – GERB, Kirill Petkov – “Vazhdojmë me ndryshimin”, Mustafa Kardai nga “Lëvizja për të drejta dhe liri”, Kornelia Ninova nga Partia Socialiste Bullgare, Hristo Ivanov nga Bullgaria Demokratike dhe Stefan Janev nga “Ngritja bullgare”. Osmani nuk do të ketë takim vetëm me Kostadin Kostadinov nga partia politike “Rilindja”.


