Ministri Nuredini takon ambasadorin Ludva: Mbështetja për përmbushjen e kërkesave të BE të jetë më e fortë gjatë presidencës çeke

Ministri Nuredini zhvilloi takim me ambasadorin e Çekisë, shkelqësia e tij, Jaroslav Ludva duke e uruar atë për emërimin e tij si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe i Plotëfuqishëm i Republikës Çeke në Maqedoninë e Veriut.

Duke qenë se Republika Çeke e ka mbështetur vazhdimisht vendin tonë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ministri Nuredini shprehu besimin se mbështetja për përmbushjen e kërkesave të BE-së do të jetë më e fortë gjatë Presidencës Çeke me Këshillin e BE-së.

Gjatë bisedës u konfirmua qëndrimi se Ambasada e Republikës së Çekisë në Shkup ka një rol shumë proaktiv sa i përket bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe pritshmërisë se një bashkëpunim i tillë do të vazhdojë edhe më tutje.

Interes i veçantë shprehet në fushën e mbrojtjes së natyrës dhe zonave të mbrojtura.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet